TIRANE – Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për një vajzë 16­vjeçare, e cila akuzohet se i ka vjedhur vjehrrës së saj rreth 432 mijë lekë në banesë.
“Më datë 05.03.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen R.I, vjeç 16, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.00, në rrugën “3 Dëshmorët”, në banesën e vjehrrës, L.K, vjeç 51, ka vjedhur 432.400 lekë”,­ thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se 16-vjeçarja jetonte në banesën e të fejuarit të saj dhe pasi ka pikasur vendin ku vjehrra mbante paratë në shtëpi, i ka vjedhur shumën prej 432.400 lekësh. Pas denoncimit të 51-vjeçares, policia ka nisur procedimin penal ndaj vajzës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: