TIRANE – Një pedagoge e Shkencave Sociale është dhunuar nga një student në ambientet pranë Fakultetit në kryeqytet. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se pedagogia me iniciale A.Z ka denoncuar për dhunë 24-vjeçarin Aldo Cjapi.
Pedagogia 28-vjeçare pretendon se studenti e ka goditur me grushte e shkelma. Momentalisht nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin Aldo Cjapi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: