TIRANE- Një magazinë me pajisje elektrike është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 në rrugën “Bego Hoxha”, në zonën e “Misto Mames”.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sakaq, grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: