TIRANE – Një 57-vjeçar ka humbur jetën, mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi u përplas nga një furgon pasagjerësh. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, pranë Gjykatës së Lartë, ku 57-vjeçari Isuf Dauti, është përplasur nga një furgon, teksa ishte duke kaluar rrugën.
Mësohet se 57-vjeçari Dauti u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës, por nuk arriti të mbijetonte, pasi kishte marrë dëmtime të rënda në kokë.

Ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e furgonit dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: