TIRANE
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Tiranë, në zonën e njohur si rruga e ‘Barrikadave’. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb” se dy persona kanë grabitur pronarin e një pike këmbimi valutor, i cili po dërgonte drejt bankës një çantë me para.
Mësohet ndër të tjera se dy grabitësit e goditën me levë shtetasin në fjalë, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që 1 prej tyre të arrestohet në flagrancë. Ndërsa tjetri është shpallur në kërkim, i cili mësohet se ka marrë me vete edhe paratë. Ende nuk bëhet me dije identiteti i tyre.
Policia përdori altoparlantët e makinës duke u bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për t’i hapur rrugën policisë.
(BalkanWeb)