TIRANË – Çiftet e të rinjve që kalonin me makinë pranë Kthesës së Kamzës janë detyruar të zbrazin xhepat dhe portofolët nën kërcënimin e armës së një “polici” jo më shumë se 23 vjeç, kohët e fundit.

Por, policia ka arrestuar sot të ashtuquajturin “polic”, Sahit Shpatajn, që ndalonte makinat me çifte dhe u kërkonte dokumentet duke u hequr si punonjës i Policisë Rrugore e që më pas, u nxirrte armën dhe iu kërkonte atyre t’i jepnin gjithçka me vlerë që kishin me vete.

Duket se bëmat e 23-vjeçarit kanë marrë dhënë, se kanë qënë jo të pakta, ndaj policia ka rënë në gjurmë sot të “kolegut” të saj mashtrues që me uniformë të rreme grabiste dhe përdhoste figurën e policit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb