TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 15 drejtues automjetesh, të cilët u kapën në gjendje të dehur, gjatë javës që lamë pas. Policia u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Në kuadër të masave të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, konkretisht Policia Rrugore e mbështetur nga Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat , gjatë javës që lamë pas kanë intensifikuar punën për ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.
Si rezultat i kësaj pune janë arrestuar në gjendje të dehur 15 drejtues mjetesh.
○ 25 drejtuesve të tjerë ju është pezulluar leja e drejtimit pasi kanë konsumuar alkool.
○ 45 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit pasi kanë tejkaluar normat e shpejtësisë të matur me radar.
○ 64 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi janë konstatuar me xhama të riveshur.
○ 27 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi kanë qarkulluar në sensin e kundërt me atë të lëvizjes.”- bën të ditur policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: