Policia e Tiranës ka vijuar kontrollet masive në rrugët e kryeqytetit për të parandaluar aksidentet, duke goditur rastet e drejtimit të mjetit pa patentë dhe nën efektin e alkoolit, si dhe me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Në kuadër të këtij aksioni, përgjatë kësaj jave ka rënë në pranga 17 drejtues mjetesh, janë pezulluar 117 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë:
Rrugoret e kryeqytetit përgjatë javës që lame pas, kanë vijuar me ndjekjen e detyrimeve të caktuara në planin e veprimit për mjetet me xhamat e portave të para të errësuar, sistemet shtesë pamore dhe zanore si dhe patrullimet me përzgjedhje për parandalimin, konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve, që janë burim i shtuar për aksidente rrugore si, drejtimi i mjeteve nën efektin e alkoolit, shpejtësinë mbi normat e lejuara, etj.

Ne funksion te planit të veprimit, përgjatë javës janë konstatuar dhe:
• arrestuar në kushtet e flagrancës 17 shtetas, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
• pezulluar 117 leje drejtimi, nga të cilat 33 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.
• proceduar administrativisht 56 drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.
• proceduar administrativisht 2 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtesë pamore dhe zanore.
• proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.
• proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.
• janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb