Policia e Tiranës ka arrestuar Erind Kavallin, 24 vjeç, i cili sipas uniformave blu ishte nisur për të kryer një vrasje.

Arrestimi i Kavallit është bërë rreth orës 23:40 gjatë një kontrolli në zonën e Institutit Bujqësor.

Gjatë kontrollit 24-vjeçarit i është gjetur një pistoletë që do të përdorej për atentatin për të cilin Erind kavalli kishte udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Tiranës.

Nga të dhënat e policisë 24-vjeçari Kavalli ishte banues në zonën e Nishtullës në Durrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb