TIRANE- Finalizohet operacioni “Flash 2”, ndërsa pas hekurave kanë përfunduar 2 persona pasi u kapën me 17 kg kanabis. Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë arrestuar Klodian Çelën, 42 vjeç, dhe Fridiol Kushova, 24 vjeç, të dy banues në kryeqytet.

Dy të arrestuarit në brendësi të automjetit tip “Toyota” janë kapur në flagrancë me lëndën narkotike. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së Çelës është gjetur kanabis dhe kokainë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-Sasia prej 16 kilogramë e 546.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike “Cannabis Sattiva”.
-Sasia prej 0.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë”.
-3 Telefona celualare,
-1 automjet tip “Toyota”, me targa “AA 175 JT”.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe Shitje te narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: