TIRANE

OSHEE njofton ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, si shkak i punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi zyrtar, OSHEE shkruan  se zonat  që do të mbeten pa energji elektrike janë Rrugët “Bab Rexha”, “Mine Peza”, “Muamet Gjollesha”, “Kongresi i Lushnjes”, “Ndre Mjeda”, “Manastiri Ri”, “Don Bosko”, Ambulanca Qendrore, Pallati i Kulturës, pjesa e ish-shkolla e Partisë,  ish-Fusha Aviacionit dhe Blloku i Ambasadave.

Shkëputja e energjisë do të bëhet sot në orën 16:00.

“Për shkak të remontit në Tirana 1 (Zogu Zi) sot në datë 30 maj, deri në orën 16:00 do të stakohet energjia në këto zona ?

Rrugët “Bab Rexha”, “Mine Peza”, “Muamet Gjollesha”, “Kongresi i Lushnjes”, “Ndre Mjeda”, “Manastiri Ri”, “Don Bosko”, Ambulanca Qendrore, Pallati i Kulturës, pjesa e ish-shkolla e Partisë,  ish-Fusha Aviacionit dhe Blloku i Ambasadave”-njofton OSHEE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: