TIRANË- Një 19-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në kryeqytet pasi qëlloi me armë zjarri në ajër.

Stivi Haka, banues në Tiranë, u vu në prangat e uniformave blu pasi dyshohet se bëri qitje në ajër me një armë zjarri automatike.

“Rreth orës 15:00, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur informacion se në Rrugën “Coca Cola”, zona e Nishtullës 3, ka të shtëna me armë zjarri,” njofton policia.

Në kontrollin e territorit që u bë, u gjetën e sekuestruan nē cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut u sekuestruan gjithashtu një armë zjarri automatike model 56 me një krehër dhe 20 fishekë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Prishje rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Prodhimi dhe mbajtia pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb