TIRANE– Dy kolegë, punonjës policie të komisariat nr.2 në kryeqytet pas një sherri për motive banale janë përleshur mes tyre.

Ngjarja në fjalë ndodhi sot pranë një lokali tek Komisariati nr.2. Burime nga policia pohuan për ‘BalkanWeb’ se dy efektivët në sherr e sipër i kanë nxjerr njëri-tjetrit dhe pistoletat. Por falë ndërhyrjes së kolegëve të tyre situatat është vënë nën kontroll.

Ndërkohë, materialet në ngarkim të dy policëve iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Sektori i ShÇBA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: