NGA SPARTAK KOKA*

TIRANË- Një krim i dyfishtë ka ndodhur gjatë paradites së të premtes në periferi të kryeqytetit. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në fshatin Mullet, ku 60-vjeçari Besim Hoxha ka vrarë me armë zjarri çifte nipin e tij Hasan Enver Hoxha, 31 vjeç dhe më pas 60-vjeçari ka qëlluar dhe mbi veten e tij.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se pavarësisht ndihmës së parë që iu është dhënë të plagosurve asnjëri prej tyre nuk ka arritur të shpëtojë.

Nga ana tjetër mësohet se shkak paraprak i ngjarjes të ketë qenë një mosmarrëveshje pronësie  mes xhaxhait dhe nipit. Dyshohet se 60-vjeçari në momentin e krimit të ketë qenë në gjendje të alkoolizuar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 9 e 45 minuta në oborin e banesës së përbashkët të familjes Hoxha në Mullet.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: