TIRANË- Blutë e Tiranës kanë arrestuar në flagrancë 55-vjeçaren Z.Sinani me banim në Tiranë e cila akuzohet për shfrytëzimin e disa vajzave për prostitucion.

Në kuadër të operacionit të koduar “Dërrasat”, bashkë me tutoren 55 vjeçe policia ka arrestuar edhe një femër me inicialet N.K. 28 vjeçe që dyshohet se bashkëpunonte me Sinanin për shfrytëzimin e disa vajzave për prostitucion në një hotel tek “Rruga e Durrësit”.

Gjithashtu filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për F.M., 64 vjeç, banues në Tiranë dhe S.B, 57 vjeç, banues në Tiranë. Shtetaset e mësipërme, në një nga dhomat e një hoteli në rrugën e Durrësit në pronësi të shtetasit S.B., u kapën në flagrancë duke ushtruar prostitucion: 28-vjeçarja N.K. me 64-vjeçarin F.M., me tutore shtetasen Z. Sinani.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb