TIRANE

Një  35-vjeçar me iniciale M.H  është arrestuar nga policia e Tiranës sot për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, shtetasi në fjalë shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”. Në cilësinë  e provës mësohet të jenë sekuestruar 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Në pranga 35-vjeçari që shpërndate lëndën narkotike Sekuestrohen 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë.

Narkotike=tr Gazetari
Narkotike=tr Gazetari

Seksioni për hetimin e narkotikëve në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit gjyqësor Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fundjava”, arrestoi në flagrancë shtetasin:

  1. H., 35 vjeç, banues në Tiranë , me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.

Shtetasi i mësipërm ishte në vëshgim nga shërbimet e policisë, pasi për të disponohej informacion se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”.

Ky shtetas është konstatuar duke qarkulluar me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe është ndaluar për kontroll nga shërbimet e policisë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.  Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 25 doza heroinë, 2 aparate celular dhe një biçikletë. Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283 i kodit penal.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb