TIRANË

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në mbrëmjen e 14 marsit 2019 në rrugën “Prokop Mima”, ku mbeti i plagosur në këmbë me armë zjarri, Enea Keqa, 29 vjeç. Autori është identifikuar si A.B, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.

Më herët, i plagosuri nuk ka bashkëpunuar siç duhet me grupin hetimor, ndërsa është shprehur se autorin nuk e njihte dhe se gjithçka ka ndodhur pas një sherri banal. Pas shpalljes në kërkim të autorit të plagosjes së 29-vjeçarit, policia ka nisur një procedim në gjendje të lirë për një të ri tjetër me banim në Fushë-Krujë, për faktin se ka bërë dëshmi të rreme përpara oficerit të Policisë Gjyqësore.

“Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 14 marsit 2019, ku në rrugën “Prokop Mima” u plagos në këmbë me armë zjarri shtetasi E. K., 29 vjeç. Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.Procedohet penalisht dhe një 26-vjeçar për “Deklaratë të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin:

A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: