TIRANE- Policia e Tiranës ka mundur të arrestojë në flagrancë dy të rinj të cilët tentuan të përdhunojnë në rrrugë një 25-vjeçare.

Në prangë ranë shtetasit Ardi Besnik Hyka, 23 vjeç, Denis Gani Uku 23 vjeë, të dy banues në fshatin Vaqarr. Arrestimi i këtyre të fundit është bërë nga forcat e Komisariatit të Policisë Nr.6.

Arrestimi i tyre u krye pasi datë 25.01.2015, ora 23.00, në rrugën “Shaban Bardhoshi“, Tiranë dyshohet se kanë tentuar të kryejnë marrdhënie seksuale me dhunë ndaj shtetases M.P, 25 vjec. Ndërkohë gjatë arrestimit ata dyshohet se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë S.P.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: