TIRANE –Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçare dhe dy shokët e saj, të cilët dyshohen se kanë inskenuar një rrëmbim për t’i kërkuar babait të vajzës një shumë të konsiderueshme parash. Sipas policisë, të rinjtë kanë sajuar rrëmbimin e vajzës dhe i kanë telefonuar të atit, duke i kërkuar paratë në këmbim të lirimit të saj.

Burime zyrtare nga policia e Tiranës bëjnë me dije se kanë arrestuar 18-vjeçaren me inicialet N.Ç, dhe 2 shokët e saj K.Gj, 19 vjeç, e O.H, 18 vjeç.
Arrestimi i të rinjve u krye pas denoncimit në polici nga 60-vjeçari L.Ç, pronar i një mobilierie në kryeqytet, i cili deklaroi se rreth orës 12:00 të së premtes ka marrë një telefonatë nga një person i paidentifikuar i cili ka kërkuar shumën prej 400.000 euro në këmbim të lirimit të vajzës. Nga puna e kryer ka rezultuar se dy djem dhe vajza e biznesmenit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin inskenuar rrëmbimin.
“Më datë 21.08.2015, u arrestuan në flagrancë shtetasit:  O.H 18 vjeç, K.Gjore 19 vjeç e N. Ç 18 vjeç  banues në Tiranë, pasi në orën 13.00, shtetasi L. Ç, 60 vjeç, banues në rrugën “Irfan Tomini”, ka bërë kallëzim, se në orën 12.00, nga një person i paidentifikuar me telefon i kanë kërkuar 400.000 euro. Nga veprimet e kryera rezulton se në bashkëpunim, kanë stimuluar rrëmbimin e vajzës së mitur N. Ç.”- bën të ditur policia.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb