Një 37-vjeçar u plagos me thikë gjatë mesnatës në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Autori i dyshuar, Gerhard Peza, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për drejtim të parregullt të automjetit, u kap dhe u vu në pranga nga Policia.

Pas njoftimit të marrë rreth orës 00:10, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 ndërhynë menjëherë, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Pasi ka kryer plagosjen autori është larguar me vrap por policia e ka ndjekur dhe e ka arrestuar vetëm pak minuta pas ngjarjes në disa blloqe palletesh në rrugën “Ndre Mjeda”.

Gjithashtu, u sekuestrua edhe mjeti prerës i përdorur në sulm. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Plagosi në mesnatë me mjet prerës(thikë), për motive të dobëta një 37-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

I arrestuari ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës me të cilin autori plagosi 37-vjeçarin.

Menjëherë pas njoftimit rreth orës 00:10, për një plagosje me mjet prerës, në rrugën “Ndre Mjeda”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, organizuan punën dhe shkuan menjëherë në vendngjarje. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë identifikimi, kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar të plagosjes së 37-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb