TIRANE– Një situatë e pazakontë po ndodh këto momente  në një pallat 3-katësh pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.

Tre persona kanë hipur në tarracë dhe kërcënojnë se do të hidhen në shenjë proteste për të ruajtur objektin nga shembja. “BalkanWeb” mëson se 1 nga 3 personat që ndodhen në tarracën e pallatit ka tentuar të varë veten me litar, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar ambulancat.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se shkak i kësaj situate, janë konflikte dhe pretendimet për pronën.  Ndërkohë 3 fadroma ndodhen te ndërtesa 3-katëshe, të cilat kanë për qëllimi shembjen e godinës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb