Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar shtetasin me iniciale D. H., 42 vjeç, drejtues automjeti pasi është konstatuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Po ashtu në prangat e policisë për një tjetër aksident rrugor ka rënë shtetasi me iniciale S. K., 61 vjeç, pasi në rrugën “Hekuran Deda” është përplasur me motomjetin me drejtues një të mitur 17 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar 17-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë 17-vjeçari pasi drejtonte motomjetin pa lejen përkatëse.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb