Tirana bëri një revolucion të madh në maj-gusht, duke larguar 11 futbollistë nga ekipi. Një ndryshim rrënjësor i skuadrës që bëri që skuadra të marrë 13 lojtarë të tjerë. Po ku janë lojtarët që deri dje ishin pjesë e bardhebluve dhe që u larguan pa një pa dy nga skuadra me urdhër të drejtuesve, të cilët për atë që futbollistët dhanë në fushë e kishin vendosur që ta shkrinin ekipin.

ABAZAJ – Lojtari luan në kampionatin turk, por këtë sezon është aktivizuar vetëm një takim, pasi është i dëmtuar dhe po riaftësohet në Shqipëri. Ai ka firmosur me Ankara Keciorenguçunë për sezonet në vazhdim.

PATRIK – Braziliani vendosi që të lërë Shqipërinë për të firmosur në Emiratet e Bashkuara Arabe me Hata Club. Këtë kampionat skuadra nuk ka luajtur. Edhe braziliani nuk ka qenë në fushën e lojës. Si puna e Patrikut janë edhe lojtarë të tjerë si Mustafë Abdullahu që është te Malisheva, Liridon Latifi te Shkëndija. Të dy këta futbollistë shkuan në momentet e fundit në ekipet e tyre. Dijar Nikqi dhe Filip Najdovski edhe pse kanë shkuar në skuadrat e tyre, sërish nuk janë aktivizuar në asnjë minutë për arsye të ndryshme.

DELIU – Një nga lojtarët e aktivizuar me skuadrën e re është Ardit Deliu. Mesfushori firmosi te Vllaznia dhe gjatë kësaj vere. Ai ka qenë në fushën e lojës në 4 sfida dhe 349 minuta me fanellën kuqeblu.

LUSHKJA – La Tiranën për Egnatian. Mesfushori është titullar i padiskutueshëm te kampionët. Në këtë fillim kampionati ka luajtur shtatë takime dhe 499 minuta, duke shënuar madje edhe një gol. Një ndryshim, pasi Regi, ndryshe nga Tirana tani është titullar i padiskutueshëm.

KAPITENI HOXHALLARI – Edhe kapiteni Erion Hoxhallari luan në Poloni me skuadrën e tij të re në 7 takime, 438 minuta. Edhe mbrojtësi është titullar i padiskutueshëm. Ndoshta një humbje për bardheblutë.

LULAJ – Një tjetër lojtar që është titullar në këtë kampionat, por i larguar nga Tirana është Bruno Lulaj. Me AF Elbasanin është kapiten dhe titullar në tri ndeshje, në 270 minuta dhe një gol të shënuar.

LIKA – Ilion Lika, lideri i bardhebluve për shumë vite, ka lënë futbollin. Ai tani është bërë opinionist dhe e ka mbyllur me futbollin e luajtur.

Gtfjrut
Gtfjrut

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb