Rënia e Tiranës nga kategoria Superiore ka tronditur jo vetëm tifozët e saj por mbarë futbolldashësit në të gjithë Shqipërinë.

Por padyshim më të prekurit, më të indinjuarit janë tifozët fanatikë të Tiranës. Për herë të parë në historinë e saj 97-vjeçare, Tirana ka rënë një kategori më poshtë.

Grupi ‘Tirona Fanatics’, shprehen se faji për rënien e Tiranës nga kategoria është totalisht i drejtuesve të klubit dhe presidentit Refik Halili. Ata rëndësin arsyet e tyre pse Tirana ra një kategori më poshtë, që i paraqesin si kundërargumenta për ata që i akuzojnë se një pjesë të fajit e kanë dhe ata.

‘Tirona Fanatics’ i kërkon presidentit Halili që brenda 48 orlëve të japë dorëheqjen dhe të pranojë përgjegjësitë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb