Protesta e djeshme e opozitës ishte një ‘ushqim’ për mediat e shkruara e vizive ku disa të përditshme sot u hapen me tituj bombastikë.


“Rilindja Demokratike”, organi zyrtar i PD­-së, është hapur sot me një titull kërcënues për kryeministrin Rama.
“Nuk ke parë asgjë akoma”, shkruhet në titullin e saj.
Sipas “RD­-së”, dje “bijtë e etërve u drodhën”. “RD” shkruan se në shesh kanë qenë plot 250 mijë veta.
“Koha Jonë” ka një supertitull tjetër, “Bunkeri u dogj, Rama nuk u ‘poq’.
Sipas “Temës”, PD degradoi në dhunë gjatë ditës së djeshme, duke sjellë dhe një foto me bunkerin në flakë.
Edhe “Shekulli” në faqen e parë mban titull të madh “PD, protestë me dhunë, lista dhe vlera e dëmeve”, duke përshkruar sesi mitingu degjeneroi me dhunë.


(d.b/BalkanWeb)


Etiketa: