Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ishte titullar, në sfidën që Interi fitoi 0-1 në fushën e Venezias. Pas sfidës, Asllani iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, teksa nuk hezitoi të fliste edhe për kritikat e shumta në drejtim të tij.

Si e përjetuat këtë ndeshje?

“Jam mësuar, çdo herë flitet shumë për mua. Që nga hera e fundit, i kam fshirë të gjitha rrjetet sociale. Jam i lumtur që kam një grup djemsh që janë pranë meje dhe besojnë në mua”.

Shumë kritika?

“Mendoj se po, por nuk ka problem. Më mirë të më kritikojnë pasi jam mësuar me të. Ishte vetëm problemi për të luajtur këtë ndeshje, i lumtur me 3 pikët”.

Fitorja e lindur menjëherë pas humbjes në Superkupë?

“Ajo ndeshje na lëndoi, por kemi të tjera të rëndësishme përpara dhe ishte e drejtë ta harronim nga sot. Të lumtur për fitoren, nuk gabuam dhe do të vazhdojmë kështu”.

Mund të na tregoni për reagimin e grupit dhe si ju mbështetën?

“Pashë besim të madh, jam me fat që kam një grup kaq afër meje”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb