Armando Broja luajti si titullar për herë të parë me Everton. Në ndeshjen që skuadra e tij pësoi disfatë 0-2, sulmuesi kuqezi dha sinjale pozitive. Pas takimit, Broja foli për rikthimin nga dëmtimi dhe mundësitë për t’u përmirëuar.
“Ne kishim disa paraqitje të mira në transfertë, duke luajtur me kundërshtarë të vështirë dhe erdhëm në shtëpi të kërkonim më shumë. Jam i sigurt që kishim mbajtjen e topit, por ishte një ndeshje e vështirë. Ata shkelmuar topin e gjatë shumë herë dhe duke fituar shumë herë topin e dytë apo gjëra të ngjashme, nisnin kundërsulme në atë mënyrë. Siç e thashë, ishte një ndeshje e vështirë, por ne padyshim që kërkonim më shumë, ndaj na duhet të kundërpërgjigjemi.
Për mua, në çdo ndeshje, unë dua të bëj më të mirën. Dua të ndihmoj skuadrën në mënyrën më të mirë që mundem, me gola, asiste apo me mbajtjen e topin, duke vrapuar pas shpinës, në korridore, duke mbajtur topin, duke krijuar diçka.
Unë gjithmonë dua të tregoj diçka. Sot nuk mund të them se ishte një nga ndeshjet e mia më të mira, por padyshim jam përmirësuar. Ishte një pasdite e pakëndshme për të gjithë ne. Megjithatë, sigurisht që dua të jap gjithçka dhe të bëj më mirë.
Për mua, ana pozitive, ishte një ditë speciale, pasi ishe një periudhë shumë, shumë e gjatë që kur nisa nga fillimi një ndeshje në Premier Ligë. Ka qenë një periudhë e bezdisshme me dëmtimet dhe gjëra të tilla, por jam i lumtur që jam kthyer dhe sigurova ndeshjen e parë si titullar. Do të doja shumë që të kishim fituar ndeshjen dhe do të kishte qenë ndryshe, por duhet të përgjigjemi në vijim. Megjithatë, jam shumë i lumtur me faktin që isha titullar.
Kam qenë gjithmonë një djalë plot besim, ndaj nuk mendoj se kam qenë nervoz në ndonjë ndeshje ndonjëherë. Unë thjesht isha duke u përqendruar dhe duke u munduar të fokusohesha te ndeshja. Ndoshta mund të kishte shkuar pak më ndryshe, por sa më përket mua, unë thjesht po fokusohesha te vetja”, tha Broja.
(J.S/BalkanWeb)