Ish-futbollisti i bardhebluve, Merveil Ndockyt, ka shënuar golin e tij të parë si futbollist i Barcelonës B, pikërisht në ndeshjen e dytë me fanellën e ekipit blaugrana, e para si titullar për mesfushorin kongolez.

Ishte pikërisht Merveille ai që i dha avantazhin skuadrës së Barcelonës në minutën e 65’ në përballjen ndaj Olot, një ndeshje e vlefshme për javën e 24-t të Segunda B, grupi III. Një gol që mbajti miqtë katalanas në avantazh deri në minutën e 90’, kur vetëm pak momente para përfundimit të takimit, vendasit kanë barazuar shifrat në 1-1.

Tirana e shiti mesfushorin kongolez te Getafe, por duke mbajtur pronësi mbi një % të vlerës së kartonit të lojtarit që tashmë është huazuar te Barcelona B. Një klauzolë kjo që do t’i siguronte bardhebluve një shpërblim të majmë nëse Barcelona do të vendosë të blejë plotësisht kartonin e Merveil në përfundim të huazimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb