Trajneri i njohur, Mirel Josa, i ftuar në “Euro 24” në News 24 në bisedën e bërë me Trevisa Tufën u shpreh se ndaj Spanjës, më mirë që Arbër Hoxha ta nisë ndeshjen nga stoli.

“Unë e njoh mirë Arbërin. Në këto situata, ai është më mirë që ta nisë nga stoli. Arbëri hyn me entuziazëm tjetër në lojë.  Nëse futet nga stoli e nuk shkojnë gjërat mirë, bie nga ana psikologjike. Ai është lojtar që mund të ndryshojë situatën e lojës. Kur e kam stërvitur unë, ka qenë i ri. Hoxha mund të luajë 45 minuta, lojtarët duan të bindin trajnerin që të bëjnë ndërrimet më vonë” – tha ai.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb