Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka folur për mediat pas barazimit pozitiv të marrë në derbi ndaj Partizanit (1-1). Numri një i klubit bardheblu nuk preferon të flasë përpara kohe, pasi në 3 javët e fundit, gjithçka mund të ndodhë.

“Pikë titulli? Kishim ndeshje të vështirë dhe çdo pikë është e rëndësishme. Ne themi që në krahasim me humbjen, të marrësh barazimin dhe mbetesh në krye është shumë mirë. Kishim dëshirë të fitonim, pasi çdo skuadër e do. Kishim shumë mungesa dhe mendoj se kemi marrë diçka shumë të mirë këtë ndeshje.

Titulli kampion? Të gjitha ndeshjet janë të vështira pasi pretendojnë dhe kanë të drejtën e tyre. Shpresoj ti marrim gjërat me radhë pasi fundi është më i vlefshëm.

Penalltia? Ne si klub kemi si vite që nuk merremi me arbitra. Kemi arbitra të mirë që dinë ta bëjnë punën. Janë diçka që nuk më takon mua. Kur mbyllet, mbyllet. Nëse jepet gjatë ndeshjes, jepet. Ne arritëm të marrim atë që merituam.

2 pikë? Janë shumë por edhe 1 pikë është shumë. E dini që jemi mundur dy herë dhe duhet kujdes. Do shumë punë dhe çelësi i suksesit është grupi i skuadrës që është grup i mirë. Gjithmonë na ka mbajtur grupi dhe shpresoj të marrim rezultate një nga një.

Kupa? Të mbarojmë njëherë këtë. Klubi ynë ka bërë diçka shumë të mirë, jemi korrektë dhe klub shumë serioz. Respektojmë kampionatin për ta çuar në nivele të larta. Falënderoj tifozët që shpenzojnë dhe na ndihmojnë për të arritur suksesin”, u shpreh Halili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: