Titulli mund të presë. Me mëndjen te Champions dhe me të gjitha energjitë të ruajtura për sfidën e kthimit kundër Manchester United, Barcelona u ndal në La Liga, duke i dhënë ndjekësve të saj mundësinë të ngushtojnë diferencën në tabelën e renditjes. Pa Lionel Mesin të dëmtuar dhe me shumë prej titullarëve të tjerë të lënë pushim, skuadra e Ernesto Valverde barazoi pa gola të shunën në fushën e Hueska të vendit të fundit.

Untitled Spanja
Untitled Spanja

Asnjë dramë, duke parë shkëputjen e katalunjasve në krye të klasifikimit, që vazhdon të jetë e konsiderueshme me nëntë pikë më shumë se Atletico Madrid. Ky i fundit pranoi dhuratën dhe zbuti distancën me fitoren e pastër 2-0 kundër Celta Vigo.

Griezmann Atletico Reuters Comemora 1280
Griezmann Atletico Reuters Comemora 1280

Grizman në pjesën e parë dhe Morata pas pushimit vulosën suksesin e skuadrës së tyre që blindon vendin e dytë në këtë sezon të La Ligas. Ndalesa e Barcelonës është një bonus edhe për rivalët e përjetshëm të Real Madrid, që objektiv të vetëm në këtë sezon kanë evitimin e një tjetër rekordi negativ historik, siç do të ishte mbyllja e kampionatit me më pak se 17 pikë nga vendi i parë.

2566336 53225437 1600 900
2566336 53225437 1600 900

Fitore të rëndësishme në këtë javë të La Liga siguruan edhe Valencia me Sevilla, që janë në një garë të fortë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb