Ditë pas dite kryeqyteti po vishet gjithnjë e më shumë me të kuqe. Ky duket viti i Partizanit, viti ku një nga shumklubet më të famshëm në Shqipëri po rikthehet të pushtojë skenën sportive. Tani është radha e futbollit, është momenti i duhur për të festuar pas 26 vitesh titullin kampion. Fati e deshi që titulli të vendoset në derbin e kryeqytetit, ky ishte skenari më i mirë i mundshëm por fillimisht duhet të bëjnë llogaritë me Tiranën.

Derbi
Derbi

Në letër gjithnjë derbi është i paparashikuar por në 5 vitet e fundit ka qenë një ekuacion me vetëm një të panjohura, kur do të fitojë Tirana?. Fati i titullit kampion duket i shkruar, Partizani mund të festojë edhe pa qenë nevoja të fitojë në derbi, por të kuqtë kanë vërtetuar këtë sezon se nuk kanë ndërmend të nënvlerësoj asnjë ndeshje, aq me tepër derbin, aq më tepër kur nuk kanë asnjë impenjim tjetër.

Partizani Derbi
Partizani Derbi

Tirana dhe rivali i tjetër që mban pezull titullin e tyre, Kukësi, janë të angazhuar në mesjavë me Kupën, ndërsa të dielën verilindorët luajnë në transfertë kundër Luftëtarit, pra, Partizani mund të festoj titullin në shumë rrugë, java e 33-të duket idealja për të mbyllur një diskutim afro çerekshekullor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb