Kur u mbyll faza e parë askush nuk e besonte, por tani Bajerni Mynihut përgatitet për festën e mbrojtes së titullit në Bundesligë. Bavarezët kthyen në favorin e tyre një garë që dukej e pamundur për t’u fituar pas gjysmës së parë të sezonit të mbyshur me zhgënjime.

Kampionati Gjerman
Kampionati Gjerman

Kur mbeten edhe tre javë nga fundi i kampionatit gjerman, skuadra e drejtuar nga Niko Kovaç ka forcuar më shumë pozitat e saj në vendin e parë të klasifikimit. Fitorja 3-1 në sfidën e së shtunës kundër Hanover i lejon bavarezëve të thellojnë në katër pikë diferencën me Borusian e Dortmundit.

Germany Soccer Bundesliga 21348
Germany Soccer Bundesliga 21348

Kjo e fundit ka konfirmuar edhe një herë se nuk po arrin të mbajë presionin dhe pasi dominoi Bundesligë për një kohë të gjatë, tashmë duket e dorëzuar. Të besuarit e Lusien Favre nuk arritën të ruanin ritmin e rivalëve të përjetshëm, duke regjistruar një tjetër ndalesë siç ishte ajo në barazimin 2-2 kundër Verder Bremen.

Dortmund
Dortmund

Me këtë rezultat dhe me diferencën prej katër pikësh në ndjekje të Bajernit të Mynihut, titulli kampion në Bundesligë mbetet edhe një herë një “mollë e ndaluar” për Borusia Dortmund.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb