Duhet të presë edhe pak për të mbyllur matematikisht garën, por ashtu siç ka ndodhur thuajse gjithmonë në dekadën e fundit titulli kampion në Spanjë do të jetë i Barcelonës. Lionel Messi dhe shokët e tij e kanë fituar gjashtë herë trofeun në këto dhjetë vjet, ndërsa në javën që sapo u mbyll në La Liga vranë garën edhe në këtë sezon me fitoren 2-0 në sfidën direkte kundër Atletico Madrid.

Spanje Renditja
Spanje Renditja

Me këtë sukses skuadra katalunjase thelloi në 11 pikë diferencën me ndjekësit më të afërt dhe kur mbeten vetëm shatë javë nga fundi i sezonit duket e pamundur që ajo të dorëzojë titullin kampion. Atletico Madrid duhet vetëm të ruajë vendin e dytë, pasi tani ndjen shumë pranë rivalët Realit. Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane ka ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me rivalët e përjetshëm.

1554629889real
1554629889real

Vendi i dytë, sigurisht që nuk do të ishte një sukses, por gjithsesi do të zbuste sado pak zhgënjimin në këtë sezon. Një garë e fortë në La Liga bëhet edhe për vendin e katërt, që jep edhe biletën e fundit për në Champions. Sevilla siguroi fitoren e dytë radhazi, pasi kaloi 2-0 transfertën kundër Valladolid, një ecuri që i lejon skuadrës andaluze të ngushtojë me vetëm një pikë diferencën me Getafen, e cila aktualisht është forca e katërt e kampionatit spanjoll.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb