KORÇË

Një tjetër aksident është shënuar pak çaste më parë në Qafën e Plloçës dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nga përplasja janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: