Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në rrugët e vendit tonë, këtë herë në Librazhd. Një makinë që drejtohej nga një 31-vjeçar është përplasur me një kamion. Për pasojë, i riu ka humbur jetën në vendngjarje.

Raportohet se në vendin e quajtur Qukës janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me targa AB609NX me drejtues Eugen Meka, i cili ka humbur jetën në vendngjarje dhe mjeti tip kamion me targa AB728FR dhe rimorko AER 921 , me drejtues Hymet Zekolli.

Është dërguar për kurim në Spitalin e Librazhdit edhe pasagjeri që ishte në furgon, shtetasi Denis Ahmeti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Librazhd/Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin H. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi H. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: