SHBA- Projeksionet e mediave tregojnë se miliardari dhe tregtari me pasuri të patundshme, Donald Trump, ka arritur edhe një fitore, të treten ne radhë në Nevada, në garën per President brenda Partise Republikane.

Trump fitoi 42% të votave, duke udhëhequr me diferencë të madhe ndaj rivalëve të tjerë. Seria e fitoreve të tij ia shton gjasët për nominim të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale amerikane më 8 nëntor.

Rivalët, Ted Cruz, senator nga Teksasi, me 25%, ndërsa Marco Rubio, senator nga Florida, me 21% të votave janë renditur përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Duket se shkak i votimit për kandidatin Trump është zemërimi i zgjedhësve konservatorë amerikanë me qëndrimin e Shteteve të Bashkuara në çështjet e jashtme.

Agjencia AP raporton se 6 prej 10 votuesve republikanë në Nevada ishin të pakënaqur me mënyrën se si po punon qeveria e Shteteve të Bashkuara.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: