FUSHË-KRUJË

Pas grabitjes së pak minutave më parë në Durrës, një tjetër rast është shënuar në Fushë-Krujë ku disa persona të maskuar kanë vjedhur një makinën në pronësi të një kuksiani, i identifikuar si Admir Kaloshi.

“BalkanWeb” ka mësuar se dy persona me maska kanë grabitur makinën  tip ‘Benz’ me targa AA046TA. Ngjarja është shënuar në Thumanë, rreth orës 21:30 të kësaj të shtune.

Teksa makina ishte në ecje e sipër, grabitësit i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë zbritur më forcë shoferin  nga automjeti. Pas grabitjes, personat e maskuar kanë marrë mjetin dhe janë larguar. Identiteti i pronarit të mjetit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 12.01.2019, në aksin rrugor pranë Thumanës, shtetasit A.K., i cili kishte ndalur mjetin në rrugë dhe e kishte lënë ndezur, persona ende të paidentifikuar i kanë marrë nën kërcënim makinën dhe janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb