ATHINE- Sekuestrohen 52 kg marijuanë në Athinë, ndërsa në pranga ranë 3 persona, mes tyre një shqiptare. Në kuadër të operacionit që ndërmori policia e Selanikut në bashkëpunim me atë të Athinës u kapën një burrë dhe tre femra të moshës 19, 34 dhe 53 vjeç dhe një 32-vjeçare shqiptare.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar një automjet u gjetën 48 pako me 51 kg 802 gram marijuanë, të cilat po tentonte t’i shiste 53-vjeçari grek me dy vajza, mes tyre shqiptarja.

Sakaq, policia sekuestroi gjithashtu në një banese 6 qese me 261 gr kokainë, 1 peshore, 6 celularë, si dhe sende të tjera e 360 euro.
droga Athine (1)

droga Athine (2)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb