Pas tabelës në kufirin e Bllacës në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe, një incident tjetër ka ndodhur autostradën e Kërçovës, teksa raportohet se në disa tabela fjalët në shqip janë fshirë.

Raste të tilla janë vërejtur nga stacioni autobusëve e deri në dalje të Kërçovës rrugën drejt Ohrit.

Nga ndërmarrja Publike për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve thanë se do të reagojnë duke i kthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.

Ndërkaq zëdhënësi i nga SPB-Ohër Stefan Dimovski për “TV21” tha se rasti është paraqitur dhe dokumentuar në Stacionin Policorë të Kërçovës dhe po merren masa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb