Një plagosje me kaçavidë është raportuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Besim Alla” në zonën e Misto Mames në Tiranë.

Shtetasi i plagosur është identifikuar si 40-vjeçari Klajdi Kapedani, i cili është dërguar në spital për trajtim të menjëhershëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar dhe kapur personin e dyshuar për këtë akt dhune.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën “Besim Alla”, është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb