Një tjetër ngjarje e rëndë incesti është zbuluar në familje sot në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Një 59-vjeçar u arrestua, pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçe.

Ngjarja shokuese ka ndodhur gjatë vitit 2023. Sipas mediave shqiptare të Maqedonisë së Veriut, babai monstër ka detyruar të voglën të kryejë marrëdhënie me të prej disa muajsh.

“I dyshuari 59 vjeçar, gjatë qershorit të vitit 2023 deri në mes të muajit gusht, në shtëpinë e tij në Shkup ka detyruar bijën e tij për veprime seksuale. Vajza është e 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga autoritetet në Shkup.

Prokuroria ka caktuar masën e arrestit me burg, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb