TIRANE- Në një kohë kur nuk na ndajnë edhe shumë ditë nga 22 korriku, datë në të cilën do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, vijojnë peticionet kundër Lulzim Bashës.

Kësaj here kundër Bashës ka dalë anëtarësia e PD në degën 7 në Tiranë.

Në peticionin e tyre i bëhet thirrje Bashës që të ndal garën farse dhe të bëhet një analizë brenda PD-së. Mes të tjerash në peticion thuhet se PD shkeli interesin publik dhe asgjësoi opozitarizmin.

PETICIONI
Zgjedhjet e 25 qershorit shënuan disfatën më të rëndë zgjedhore në historinë e Partisë Demorkatike. Kundërshtari politik u fut në garën zgjedhore me një bilanc të turpshëm qeverisës me dështime dhe paudhësi, të cilat janë mbajtur shënim jo vetëm nga shqiptarët, por edhe janë evidentuar edhe ndërkombëtarisht. Partia Demokratike ka meritën e pamohueshme të denoncimit publik të tyre.

Rezultati i zgjedhjeve në favor të qartë të mazhorancës dhe në ndëshkim të fortë të opozitës dëshmon se populli shqiptar nuk i ka falur PD inkoherencën e qëndrimeve, tradhtinë e kauzës opozitare/publike që kish mbrojtur me aq zjarr deri atëherë, kompromisin e paqartë dhe okult të 18 majit. Me një të orës së fundit PD shkeli interesin publik dhe asgjësoi opozitarizmin. Kjo është e pafalshme, e pajustifikueshme.

Kryetari i PD-së lidhi marrëveshje me kundërshtarin politik për të garantuar zgjedhje të lira, duke imponuar dhe instrumentet garantuese. Kryetari i PD u doli zot publikisht zgjedhjeve. Për këtë arsye është i papranueshëm justifikimi i rezultatit dëshpërues, me manipulim apo blerjen e votës. Në një situatë si kjo demokratët nuk mund t’i kërkojë llogari ‘hajdutit’, por duhet t’i kërkojnë llogari dhe të bëjnë përgjegjës ‘rojtarin’. Rojtari ishte garant i zgjedhjeve për ta.

Zgjedhjet e 25 qershorit e kanë çuar opozitën në prag të asgjësimit dhe kanë dëshpëruar të gjithë shqiptarët që duan demokraci të vërtetë, të fortë dhe konkurruese në këtë vend. PD duhet t’u kthejë me urgjencë shpresën shqiptarëve, duhet t’u ringjallë besimin, duhet të shpëtojë demokracinë në këtë vend. PD mund ta bëjë këtë vetëm nëse rigjen demokracinë, nëse i përbetohet asaj. Një parti, nëse nuk është demokratike nga brenda për anëtarët nuk mund të jetë demokratike nga jashtë, për shtetin e shoqërinë. Prandaj një garë e hapur, me rregulla të drejta e të paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithëpërfshirje për sfidantët përbën conditio sine qua non për rimëkëmbjen e PD-së.

Farsa, Zgjidhjet e imponuara, përjashtuese, konfliktuale, mund të çojnë më e pakta në formalitet gare dhe formalitet opozitar dhe më e shumta në një ndarje të re politike me pasoja afatgjata për opozitën dhe pjesën e papërfaqësuar qytetare. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë skenar, duhet ta pengojmë me çdo kush, duhet ta dështojmë. Kjo është detyra jonë e parë.

Bazuar në sa më sipër, me qëllim shpëtimin nga pengmarrja të Partisë Demokratike, kërkojmë:
1- Anulimin e procedurës dhe farsës së nisur nga zoti Basha; dhe deklarimin absolutisht të pavlefshëm të akteve të nxjerra në kundërshtim me statutin nga kryetari dhe nënkryetarët e PD-së dhe gjithë farsën që pason.

FIRMËTARËT

1- Arben Sorra
2- Ibrahim Hoxha
3- Fatmira Hoxha
4- Fatmir Hoxha
5- Endrit Bardhi
6- Alfred Isufi
7- Ilir Myrtezani
8- Dervish Saraçi
9- Irena Shehu
10- Jul Ikonomi
11- Neshat Ndreca
12- Kol Gjomarkaj
13- Enli Hoxha
14- Silvano Hoxha
15- Eneida Hoxha
16- Nehat Hoxha
17- Erind Hoxha
18- Gert Hoxha
19- Ina Hoxha
20- Livio Hoxha
21- Kamila Hoxha
22- Uran Hoxha
23- Ergin Hoxha
24- Fatbardha Hoxha
25- Olsi Hoxha
26- Shyrete Bardhi
27- Mehmet Bardhi
28- Mimoza Isufi
29- Franci Isufi
30- Alisa Isufi
31- Gjergj Hasanaj
32- Tom Hasanaj
33- Përparim Peposhi
34- Floresha Koprencka
35- Lulzim Kodra
36- Igli Qendro
37- Bukurije Kusi
38- Lili Karanxha
39- Ilir Gostivari
40- Mukades Shehu
41- Edmond Meniku
42- Ivi Saliaj
43- Petraq Sina
44- Arben Çuko
45- Afërdita Agalliu
46- Petrit Pinari
47- Sotir Çerma
48- Ilir Muço
49- Petrit Xhelili
50- Genx Xhelili
51- Ibrahim Husi
52- Fatjon Verku
53- Petrit Pengili
54- Julka Martinovic
55- Bujar Musha
56- Agron Çika
57- Everest Muço
58- Cen Mema
59- Rushit Dema
60- Afrim Muçogllava
61- Arben Karanxha
62- Fatos Mujo
63- Xhilio Gega
64- Bardhok Pjetri

[embeddoc url=”https://balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2017/07/deklarata-njesia-7.pdf”]

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: