Ekipi i Vllaznisë i ka nisur të mërkurën përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Egnatias, duel që do të luhet për raundin e 31-të të Superiores dhe do të zhvillohet ditën e mërkurë në Rrogozhinë.salaNjë ndeshje direkte mes dy ekipeve që kërkojnë dy vendet e para në klasifikim. Ku për shkodranët pritet të jetë më përcaktuese, duke parë që kuqeblutë janë disi “prapa” në renditje. Në një transfertë të tillë, 9 herë kampionët e vendit udhëtojnë me një mungesë të sigurt.

Fjala është për Eslit Salën, i cili ndaj Skënderbeut plotësoi numrin e kartonëve. Kjo pasi në minutën e 78-të të sfidës ndaj korçarëve u ndëshkua me kartonin e verdhë. Duke e bërë kështu të pamundur pjesëmarrjen e tij në duelin e radhës ndaj rrogozhinasve.

Përsa i përket futbollistëve të tjerë, ata pritet të jenë të gjithë nën dispozicionin e Thomas Brdariç. Me trajnerin gjerman që sheh grupin thuajse të kompletuar në 100% të tijin, ku vetëm Serjan Repaj ende duhet të gjejë formën dhe ritmin e duhur pas dëmtimit që pësoi para pak javësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb