Serbia sërish nuk respektoi sanksionet e Bashkimit Evropian (BE) kundër Rusisë dhe respektoi dy vendime të politikës së jashtme të BE-së lidhur me Hamasin dhe situatën në Sudan, konfirmohet në njoftimet e lëshuara nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell.
Të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor iu bashkuan masave kufizuese në lidhje me Ukrainën, dhe Serbia gjithashtu u rreshtua me sanksionet në lidhje me Sudanin dhe Hamasin.
“Këto vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me këtë dhe BE-ja e merr parasysh këtë detyrim dhe e mirëpret atë”, thuhet në njoftimet e Borrell.
Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE që nuk vendosi sanksione ndaj Moskës pas agresionit rus kundër Ukrainës.
Bashkimi Evropian deri më tani ka miratuar 14 paketa sanksionesh kundër Rusisë dhe Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim të plotë në BE që nuk ka rënë dakord me to.