VLORË


Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar nën akuzën e dhunës në familje.


I riu është prangosur, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes. Disa raste të dhunës në familje janë shënuar sot në mbarë territorin e vendit, ndërsa policia ka arrestuar autorët e dyshuar.


Njoftimi i policisë:

Vlorë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psokologjike ndaj bashkëshortes së tij për motive të dobëta.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.

(d.xh/Balkanweb)