KUÇOVË Këshilltarja e LSI-së në Këshillin Bashkiak Kuçovë, Valbona Hoxha, largohet nga grupi i Këshilltarëve të LSI-se dhe i bashkohet grupit socialist.

Gazetarja, Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se vendimi i Hoxhës u bë publik sot nga vetë ajo në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Kuçovë, ku një ditë më parë kishte depozituar edhe deklaratën e largimit te saj.

Kerkesa E Keshillit Bashkiak

Kjo është këshilltarja e pestë brenda 8-muajve që i bashkohet grupit të këshilltarëve socialist në Kuçovë, grup i cili tani përbën maxhorancën në këshill me 17 anëtarë nga 35 që është numri total i këshilltarëve.

Nga 5 këshilltarët që janë larguar nga partitë e tyre dhe i janë bashkuar PS-se,2 prej tyre kanë qenë nga LSI dhe 3 nga partitë e vogla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb