Një tjetër aks rrugor në jug të vendit që mirëmbahet nga kompania ‘Salillari’ rrezikon të ketë të njëjtin fat me atë të Borshit dhe disa rrugëve të tjera. Aksi nacional Vlorë-Orikum ka pësuar dëmtime të shumta në kilometrin e 7-të të tij.

“E vetmja masë që është marrë janë këto konë sinjalistike. Është një rrugë shumë me rrezik”- thone banoret.

Më 1 janar të vitit 2017 kompania ‘Salillari’ firmosi kontratë 5 vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e 1300 kilometrave akse rrugore.

Vetëm për rrugën Vlorë-Gjirokastër me gjatësi 350 kilometra ka marrë 13.7 milionë euro, por situata e rrugës tregon se ‘Salillari’ vazhdon të mos i përmbushë detyrimet, për të cilat është paguar miliona euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb