SHBA

Bebe Rexha disa ditë më parë publikoi këngën “Not 20 anymore”, një hit që ia dedikoi vetes me rastin e30-vjetorit të saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë me fansat një tjetër surprizë. Ajo ka kënduar kolonën zanore të filmit të famshëm “Maleficent 2” me protagoniste Angelina Jolie.

“You Can’t Stop The Girl” titullohet kënga, e cila i dedikohet fuqisë së gruas. Balada e kënduar nga këngëtarja shqiptare është një arritje e madhe për të duke qenë se “Maleficent” është një ndër filmat më të suksesshëm në botë. “Maleficent 2”do të shfaqet në kinema më 18 tetor dhe është një vazhdim i filmit “Maleficent”, prodhim i vitit 2014.

 

View this post on Instagram

 

#YouCantStopTheGirl the featured song for #Maleficent: Mistress of Evil. Out Friday ?

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: