TIRANE – Ekipi i mjekëve kardiologë Hygeia realizojnë, për herë të parë në Shqipëri, proçedurën e Revaskularizimit me Vendosjen e Stentit në arterien Suklavia

Spitali Hygeia Tiranë vazhdon të ofrojë shërbime risi dhe konform standarteve bashkëkohore në shërbim të shëndetit të pacientëve. Këtë rradhë, ekipi i mjekëve kardiologë hemodinamistë nën drejtimin e dr.Maksim Llambro kanë realizuar për herë të parë në vend proçedurën e Revaskularizimit me Vendosjen e Stentit në arterien Subklavia.

Img 1439

Proçedura u realizua në një pacient post bypass me ngushtim subokluziv të arteries subklavia. Pacienti vite më parë ishte operuar me bypass aorto koronar por, pavarësisht trajtimit adekuat të problemit koronar, pacienti vazhdonte ankonte për dhimbje gjoksi, kjo për shkak të të ashtuquaturës Sindromi i vjedhjes së gjakut nga zemra në krah që vinte si shkak i ngushtimit të arteries subklavia.

Vendosja e stentit, proçedurë që u realizua me sukses dhe pa komplikacione mjekësore nga ekipi i mjekëve hemodinamistë të Spitalit Hygeia, bëri të mundur hapjen e rrugës antegrade të furnizmit të arterieve të krahut dhe eleminimin e ankesave me natyre kardiake pas mënjanimit të sindromit të vjedhjes.

Deri më sot, pacientët shqiptarë, për të trajtuar patologji të tilla si të vetmen zgjidhje, kishin të udhëtonin jashtë vendit, por, që sot e tutje kjo kategori pacientësh zgjidhjen do e gjejnë pranë departamentit të Kardiologjisë Hygeia Tiranë.

Për t’u lidhur me mjekët kardiologë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb